Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
[ Kthehu ]
Arkeologji
A R K E O L O GJ I
www.hanaa.tk

--------------------------------------------------------------------------------
Mexhid YVEJSI,
19 dhjetor Gjakovë

KALENDARI JULIAN-GREGORIAN - KALENDAR KRISTIAN APO PAGAN?

* Prejardhja e kalendarit
* Prejardhja e muajve të vitit
* Emërimi i muajve të vitit
* Kuptimi i tyre
* Prejardhja e ditëve të javës
* Emërimi i ditëve të javës
* Kuptimi i tyre


H Y R J E
Prejardhja e kalendarit

Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie.
Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…!
Po , por prej nga vjen fjala kalendar?
Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.
Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) katërdhjetë kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota
Islame.

Kalendari (Julian) – Gregorian-
Kalendar Kristian apo pagan?

Kalendari (Julian)-Gregorian që e përdorë Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan.
Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…
Rromakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjyptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit…
“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojë kalendarin e vjetër rromak në vitin 45 para Krishtit…
“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është rromako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në te përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojë Kalendarin Julian…
Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.
Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhapë shumë ngadal nëpër Europën e krishterë.
Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752.
Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranojë në dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….
Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian fillojë të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.

Prejardhja e muajve të vitit-
Kuptimi i tyre

Kalendari i lashtë rromako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsejt. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor. Më vonë u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësue me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite…
Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime:

1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.
2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbanë, hyjnive, për shlyerjen e mëkatëve.
3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës.
4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës…
5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.
6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershijat, por në gjuhët tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë paganë…
7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit.
8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit.
9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “ i Shtati”. Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine.
10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetë.
11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë.
12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë.
Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”. Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve rromak Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit.
Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip. Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një ditë-dy, është më i shkurtër se muajt të tjerë. Muaji i gjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet…
Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive paganë, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë…
Me pak fjalë, ky është Kalendari i lashtë rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive paganë…!

DITËT E JAVËS

* Prejardhja
* Emërtimi
* Kuptimi

Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!?
Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet:
”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”
Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!
Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?
Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Rromë në shekullin e katërt, prej nga u përhapë më vonë në Europë.
Me urdhër të perandorit rromak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.
Dita e diel u caktuar si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)…
Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga rromakët prej egjyptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami.
Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja.
Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjyptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë…
Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani…
Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te rromakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.
Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.
Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë…
Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.
Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakëve paganë si hyjni i bujqësisë.
Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zavendsoi me emërtime të katër hyjnive pagane rromake…
Mbeturinat e besimit pagan në simbologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme…
Shtrohet pyetja: A ka kuptim që shqiptarët muslimanë, pse jo edhe shqiptarët kristianë, ta presin, ta përcjellin, ta kremtojnë, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili është pagan? / Mexhid YVEJSI, Gjakovë/
--------------------------------------------------------------------------------
Mbi Jezerc gjenden gjurmë të një qytetërimi të lashtë
12.08.2006 09:42 ET Ferizaj - Një arkivol qeramike me eshtrat e një njeriu që besohet t’i takojë një qytetërimi të lashtë, është gjetur këto ditë mbi Jezerc të Ferizajt.


--------------------------------------------------------------------------------
Gjetje të reja arkeologjike në komunën e Malishevës
11.08.2006 11:39 ET - Malishevë - Në fshatin Bellanicë të Malishevës, janë gjetur dy tuba të vjetër dhe një shat pune, të cilat i takojnë shekullit tre ose katër, tha të premten Xhavit Sopaj, përgjegjës për hulumtime arkeologjike në drejtorinë komunale për kulturë në Malishevë.


--------------------------------------------------------------------------------
Në Ulpianë gjendet një thesar i periudhës së Perandorisë Romake
10.08.2006 16:33 ET Prishtinë - Nga gërmimet arkeologjike në qytetin antik të Ulpianës, që u zhvilluan këtë vërë në kuadër të Universitetit ndërkombëtar veror të Prishtinës, është gjetur një thesar me mbi shtatëdhjetë monedha bronzi të periudhës së Perandorisë Romake.
--------------------------------------------------------------------------------

28 tetor 2005
Ilirët ndërtues të piramidave në Bosnje Një studiues boshnjak beson se ka zbuluar rrënojat e të parës piramidë të ndërtuar në Evropë mijëra vjet më parë. Sipas tij ajo është vepër e ilirëve, banorëve të parë të Ballkanit. Ajo ndodhet në kodrën e Visoqicës, në veri të Sarajevës. Zbulimi u bë nga Semir Osmanagiq, një kërkues i civilizimeve të lashta që jeton në SHBA. Ai beson se ilirët jetuan në rajon 27 mijë vjet më parë. Studiuesi beson se Piramida e Diellit, siç e quan ai, është një nga më të mëdhatë në botë, 100 metra e lartë, pak më e ulët se Piramida Gisa në Egjipt, por më e lartë se të tjerat në Meksikë dhe Peru.


--------------------------------------------------------------------------------
ERENIKU: Tema e Vitit të RI:
  AGIM   BOBA          

          Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar

    Çelësi për të studiuar dhe për tu dhënë zgjidhje, problemeve historike jo vetëm   të kombit Shqiptar,por edhe të një hapësire më gjerë teritoriale, që përfshin: Ballkanin, Gadishullin Italian, Azinë e Vogël dhe bregdetet e Afrikës së Veriut janë Pellazgët.

    Legjendat dhe traditat e lashta, pohojnë se njerëzit e parë që banuan Greqinë ishin pellazgët.(Horodoti II 56,57,) Pellazgët jo vetëm ne periudhën e klasikëve, por edhe në atë homeriane përbëjnë një kujtim të largët legjende e tradite .A. Kola (në librin " Arvanitasit " f. 36) thotë : një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për ketë arsye i quajnë ata Parahënës ose Parahënas. Në lidhje me etimologjinë e preardhjes së emrit pellazg ka disa mendime.
    Gjeografi i madh i lashtësisë, Stavroni e nxjerr prejardhjen nga fjala "pelarg"që do të thotë të ardhur nga larg. Ndërsa R. Angely e nxjerr nga fjala shqipe   pjell që ka kuptimin Piell-lind-shumoj-shtoj, duke i shtuar fjalën arg " ibardh"që do të thotë i lindur i bardhë.Këtë fjalë unë kam pasur rastin ta digjoj nga më të moshuarit në zonën time kur dikush nga të rriturit gabonte, ato e qortonin: po si e bane këtë gabim... ti je pjellag tashi. Pra kemi pjell+ag (ag-agoj-ihershëm) në kuptimin e prindit i moshuar, këtë kuptim ka për mua emri pellazg, pra   i vjetër, ose për rastin konkret   më të vjetërit.

        Pellazgët ishin të vendosur në një hapsirë që fillon me Ballkanin, Gadishullin
      Pellazgët ishin të parët që shpikën mënyrën e të ndërtuarit shtëpi dhe të   punimit të tokës filluan të mbjellin e të korrin, pra e kthyen tokën në ara,pikërisht në këtë periudhë   thotë S. Frashëri, e ka origjinën edhe emri Arban, që më vonë nga romakët u thirrën alban, dhe vendi   albania nga latinishtja.                                                                                                                                                                                                                                                  
  Të flasësh për pëllazgët për kohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike i dorëshkrimeve pellazgjike nga popuj dhe fe të ndryshme dhe sidomos nga grekët, të cilët e kanë ulur në atë masë saqë disa historian nga mosnjohja e gjuhës pellazgo-shqipe shkojnë deri atje sa të vënë në dyshim ekzistencën e këtij   populli të madh. Pllazgët kishin një besim romantik , ato adhuronin të gjithë ato element të natyrës që ndikonin në aktivitetin e tyrre të përditshëm si: Dielli,Hëna, Toka, Deti, retë,erën etj.Robert d' Angly në librin "Enigma" (f.150) thekson: Feja e pellazgëve ka qenë natyralizmi, d.m.th. hyjnizmi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizik., i forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme të quajtura hyjni ose hyjnesha..Kulti i pellazgëve që është trashëguar brez pas brezi te grekët, etruskët edhe romakët,që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë:pellazgjishten ose shqipen.Disa nga nga këto hyjni dhe hyjnesha të Olimpit që mund të përkthehen vetëm në gjuhën shqipe janë:Zeusi, Za-Zë-Zot, Athina, ethëna,Apolloni, Apullen, Apudhën do të thotë udhëndriçues: ai që hap rrugën,paraardhësi bartës i dritës.
    Horodotus ju hedh pellazgëve   historinë e cila këto i përmend shumë më parë sesa cilivizimi i grekëve, punimi i ashpër që mbulon anën PARTHEON në Athinë akoma quhet pellazgjik.
Është interesante fakti se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që kryejnë shërbesa   në Indi dhe nëTibet. Robert d' Angely në librin "Enigma" (f.70). thotë: Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njriu që vdes dy fjalë të lidhura me fatin:"Hik!"(që ka po atë kuptim si në shqipen:   nisu) dhe:   "Fet!" (që do të thotë si në shqipen: shpejt).
Fakti që nga Ëvropa e gjerë në Indi, ndoshta edhe më gjërë ekziston një   bashkësi elementësh gjuhësorë,thotë       A.Kola në librin "gjuha e perendive"( f.13-14). Shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perendimor,... ndërkohë që një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e në Tibet... Historianët do ti vënë në dyshim këto, por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane, duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë por vajti nga Evropa në Indi. Kështu filloi "çorientimi" i hipotezës Indoevropiane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.
  Në këtë hapsirë pra, në hapsirën malore të banuar të Ballkanit veri-perendimor e të arkadisë, lindën (autoktonët nga toka dhe jo nga perënditë)   Pellazgët, dhe që këtu ato arritën në të katër anët e botës, aq sa mund ti quajmë "popull i zgjedhur i racës njerëzore"që krijoi qytetërimin këtu e dhjetëmijë vjet më parë, pra që nga përplasja e parë e pellazgëve me atlantët.
  Robert d' Angely f.55, sipas rrëfimit të Platonit (lll,24-25) Në këtë luftë   ndërmjet dy zotërve të Evropës mes   pellazgëve   dhe atlantëve fitorja u takoi pellazgëve dhe zbrapsi invazionin e atllntëve drejt bregut atlantik, duke i shtyrë tutje përtejë Ëtrurisë, ku tashmë kishin arritur. (kuptohet kjo ndodhi përpara fundosjes së Atlantidës)... Gjatë po kësaj periudhe midis fundosjes së Atllantidës, dhe epokës së Ekspeditës së parë të Ariasve (Pellazgëve) drejt Indisë, që ndodhi rreth vitit 3000 para   Krishtit, pati mjaft kontakte si pasojë e shpërnguljeve të popullsive të shumta, që i përkisnin po asaj rrace pellazgjike. Këto kontakte sollën edhe njëherë që të "njëtrajtësohet" gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë epokë. Vazhdimsinë e kësaj gjuhe e gjejmë edhe tek Homeri në Iliada dhe Odisea (tashmë është vertetuar se veprat e Homerit u shkruan në pellazgjisht. Vetëm pas 5 shekujsh i përktheu   Pisistrati   dhe u paraqitën si greke). Me të drejtë studiusi Dhimitër Kamada thotë: Idioma gjuhësore e malsorëve shqipëtarë e ruajtur në malet e Shqipërisë është idioma gjuhësore e përdorur nga Homeri në Iliada dhe Odisea, është idioma e gjuhës shumë të vjetër pellazgjike.
  Pellazgët d,m.th. shqiptarët e vjetër thotë S.Frasheri( në librin "Shqipria ç'ka qenë ç'është ..."f.44).ndahen në katër degë kryesore:

1-Ilirët që ishin përhapur prej kufirit të Greqisë së vjetër deri në skajin verior të detit
Aziatik.
2- Maqedonasit, të cilët banonin në viset e maqedonisë që shtrihej nga malet e pindit e të sharrit deri në malet e rodopit, dhe në detin Egje.
3-Thrakasit, që ishin të përhapur në trevat e Bullgarisë, duke mos patur të përcaktuar kufijtë veriorë.
4-Frigasit që gjendeshin në krahinat nga brigjet e Anadollit deri në Ankara e në Sivas.
    Është vertetuar me prova të pa kundërshtueshme se këto katër popuj janë degë të popullit të madh PELLAZG.
  Meqë përmendëm frigasit Horodototus na jep një shembull ("Enigma"f.234.) për provën që, kërkoi të bëhej nga fareoni PSAMETIK për të mësuar se cili ka qenë populli më i lashtë se Egjiptasit, që besonin deri në atë kohë se nuk kishte më të vjetër nga ato. Ai mori dy fëmijë të porsalindur dhe i la në kujdestarinë e një bariu, icili kish për detyrë tu çonte dhitë për tu ushqyer ne kohën ecaktuar. Pas dy vjetëve fjala e parë që u dëgjua nga fëmijët ishte buk. Pasi PSAMETIKU mësoi se me këtë fjalë frigasit emërtonin bukën ashtu si edhe në shqipen e sotme,   u vertetua se frigasit ishin më të lashtët mbi tokë. Nga degët pellazgjike që përmendëm më sipër Ilirët dhe maqedonasit ishin më të afërt nga gjuha dhe zakonet dhe mënyra e jetesës.
    Maqedonasit nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh i cili pasi pushtoi qytet shtetet greke, ndërmori ekspeditën e tij të famshe drejt Indisë në vitin 334 para krishtit. Ushtria e tij perbëhej   më së shumti nga popuj shqipfolës: maqedonas dhe ilirë, dhe më   pas u përvetësua nga grekët, të cilët deri në hapat e fundit të jetës së tij e quajtën armik. Finlei tek "historia e revolucionit grek", thekson: Aleksandri i Madh në simpoziumet e tij fliste me strategët e vet një dialekt të hershëm arvanitas. Medoj se po të mos ishtë djegur biblioteka madhështore e Aleksandrisë nga Kalifi Omar të cilin pasi e pyetën se ç'duhet të bëjmë me të?.. (His. e Botës ( f.143) Thuhet se ai u përgjigj: "Nëse në ato libra është shkruar gjithshka çfarë gjendet edhe në Kuran, atëhere janë të tepërt. Nëse ka gjëra të tjera atëhere janë të dëmshëm." Besoj se potë mos kishte   ndodhur kjo,   sot do të kishim në dorë mjaft dorëshkrime në gjuhën e bukur pellazgo-iliro-shqipe.
  Për Ilirët siç thamë më sipër në lidhje me hapsirën që ato zinin desha të shtoj se: edhe popujt e tjerë që ndodheshin në jug të tyre(pra greqinë e sotme) i pëkasin po kësajë dege   pellazgjike ku më vonë u thirrën me emrin Epir. Ndër fise më të përmendura   ilire ishin:dardadanët,ardejtë, dalmatët,taulantët, enkelejt, në jug të tyre ndër fiset më kryesore kaonët,thesprotët, malosët ,jonët etj. Për thesprotët ipja (shqiponja) përmendet si shpendi më i nderuar.Këto fise u bashkuan dhe krijuan lidhjen malose ku më vonë (rreth viteve 270 para krishtit me nderhyrjen e Olimbisë Nëna e Aleksandrit të madh) iu dha emri lidhja epirjote. Kjo mbretëri nën qeverisjen e Pirro Burrit arriti në kulmin u lulzimit për atë kohë. Pirroja njihet si një nga gjeneralët më të zotët që njeh historia, i cili u ndesh dy herë rrjesht   me romakët dhe doli fitimtar.Pas vdekjes së Pirros një forcë e re u shfaq në veri të Epirit kësajë rradhe ishte mbreti Ilir, Agron i cili ngriti flamurin në kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodër.Pas vdekjes së Pirros ai aneksoi teritoret e Malosëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave greke, i cili i mposhti këto të fundit. Pas kësajë fitorje Agroni vdiq dhe (231.p.e.s.) pushteti kaloi në duart e gruas së tijë Teuta , e cila ndërtoi një flotë mjaft të fuqishme ku   kishte në Kontroll gjith bregdetin e mbretërisë së sajë.Pas Teutës Iliri i fundit që u rezistoi romakëve ishte Genti.
    Më pas në vitin 168 para Krishtit   romakët nën komandën e   gjeneralit Paul Emili pas një lufte të gjatë fituan mbi epiriotasit, dhe pas kësajë fitorje ai dogji e shkatroi gjithshka duke rrafshuar gjithë Epirin dhe mori si skllever (150.000) banorë të Epirit. (sipas R.d'Angely)
    Më vonë rreth viteve 6-9 p.e.s. kemi një nga kryengritjet më të mëdha   të ilirëve kundër Romës,që e solli këtë të fundit në pozita mjaft të vështira,por edhe kjo kryengritje   u shtyp ashtu si të tjerat. Së fundi romakët   do ta kthejnë Ilirinë në një krahinë të Romës dhe për të mënjananuar kryengritjet marrin mjaft Ilirë si mercenarë. Shumë prej tyre madje, u bënë perandor të Romës si:Deci, Klaudi i II-të, Aureliani, Diokleciani e deri ke   Kostandini i Madh. Kostandini e zhvendosi   perandorinë nga Roma në Kostandinopojë ku me 323. pas K. u bë perandor i vetëm, dhe më 325. toleroi krishterimin (H. e Ball.G.Castellan f.34). Kostandini i Madh ishte dardan nga Nishi i sotëm. Ilir ishin, edhe Anstasi i   i I-rë që kishte njërin sy të zi dhe tjetrin bojqielli, dhe Julani, i ashtëquajtur "shkëlqesi". Është bërë gjithmonë pyetja se si Kostandini arriti ta shpërngulte selinë e tijë nga Roma në Kostandinopol pa as shqetësimin më të vogël. Në lidhje me këtë R.d'Angely (f,218.). Sqaron se: elementi kryesorë, i cili çimentonte të ashtëquajturën popullsi të ndryshme nga një cep i Perandorisë në tjetrën ka qenë gjuha shqipe e cila flitej në mënyrë të përgjithshme që nga Kaukazi e Taurusi deri te shtyllat e Herkulit. Gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër (helenëve që janë një perzierje egjiptiane, mesapotananase, pellazge,   që u shfaqën rreth viteve 1700 p.e.s) dhe e latinishtes...(f.24)në lidhje me greqishten e re Angely thekson se:po të mos kishin qenë shkronjat e njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme.
  Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s. Më vonë në shekullin e 11-të   na shfaqet emri kombëtar "Alban" dhe "Albania," i cili siç kemi thënë më sipër vjen nga fjala "arban".Ky ndryshim i emrit Kombëtar erdhi si rezultat i vërshimit si lum i popujve   barbar sllavë në Ballkan. Në këtë kohë një pjesë e   Ilirjanëve   të veriut mbetën si ishull në mes tyre dhe u asimuluan, dhe pjesa tjetër u shtynë më në brendësi të Ballkanit.Me   ardhjen në krye të bizantit Herakliu, i cili zëvendesoi latinishten me greqishten, dhe lejoi sllavet (fiset sllave:   serbët..etj.),   që kishin lënë trojet e tyre ku banonin në veri të Karpateve, që të vendoseshin në Trojet Ilire. Ballkani pellazgo-Iliro-shqiptar ndryshoi duke u bërë kryesisht greko sllav.
  Në 16 korrik 1054, u bë ndarja e kishës së krishterë në një kishë të lindjes nën "Patrikun e Bizantit.Më (1291) Bullgarët dhe serbët   ndertuan kishën e tyre me seli në Pejë, (për të cilën serbët vazhdojnë të lehin) dhe të ashtuquajturën perandoritë të tyre me në krye Stefan Dushani.Gjatë kësajë periudhe shqiptarët i shohim të organizuar në pricipata në mbrojtje të trojave të tyre nga sllavët, duke ruajtur zakonet dhe traditat e tyre Ilire, ndërsa nga feja ishin kthyer në katolik dhe ortodoks. Pas rënjes së bizantit dhe me pushtimin e Ballkanit nga Turqit shqiptarët të organizuar në principata bënë një rezistencë mjaft të fortë. Më (1444) këto principata u bashkuan nga Heroi ynë kombtar GJERGJ   KASTRIOTI (Skenderbu) i cili i fshiu nga trualli shqiptar njëra pas tjetrës ushtritë turke për 24-vjet rresht.Gjatë kësaj periudhe del në skenë emri Kombëtar Shqipëri dhe shqiptar. Ne disa dokumenta që gjenden në Vatikan Skenderbeu e quante veten pasardhës i Pirros dhe përkrenarja e tij ishte e njëjtë me atë të Pirros, njekohësisht edhe flamuri me shqiponjën dykrenare Luan Godo në librin Gjeneralët e Ilirisë ( f.41) tregon një legjendë që i ndodhi Pirros në lidhje me shqiponjën dykrerëshe ne flamur.
    Duke pasur këtë të dhënë dhe faktin që në atë kohë ipja (shqiponja) ishte shpendi më i nderuar për fisin e thesprotëve te cilët e quanin vendin e tyre Iperi dhe veten iperotë. Nga kjo fjalë e ka   prejardhjen emri Epir, dhe jo nga tregetarët grek. Pra   në lashtësi kishim: ipe-Iperi-iperotë. Ndersa në shqipen e sotme kemi shqipe-Shqipëri-shqiptar. Pra këtu duhet kërkuar origjina   e flamurit dhe e emrit kombtar SHQIPTAR. Pas vdekjes së Skënderbeut shqipëria ra nën sundimin turk për rreth 500 vjet. Gjatë kësajë kohe një pjesë e konsiderueshme e   tyre siç dihet u kthyen në fenë Islame. Me gjthëse ato bënin pjesë në perandorinë Turke kurrë nuk pranuan të komandohen nga të huaj, por vetëm nga udhëheqës shqiptar. Gjithashtu në disa zona të veriut si p.sh. Dibra, nuk vuri në zbatim asnjë nga ligjet turke por u vet-qeveris nga Kanuni i" Nantë Maleve."
  Gjatë periudhës së sundimit Turk Shqipëria shërbeu si bazë furnizimi me ushtarë dhe gjeneralë ku 25 vezir të mëdhenj qenë shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri(shqiptar) Pashai i pamvarur A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë turke.
  Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin. Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( "enigma" R.d' Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga kohët e lashta e deri në këtë periudhë,   mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na mungojnë.
  Për këtë duhet të bëhet një punë më shkencore nga historjanë, gjuhëtare, arkeologë e të tjerë që tu pritet rruga pseudohistorianëve dhe shovinistëve greko-serb të cilët kërkojnë të gllabërojnë tokat shqiptare duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë i propzoj kësaj konference që tu kërkohet qeverive shqiptare ne Shqipëri e Kosovë të thirret një kongres mbarëkombëtar (ose nderkombëtar) në Tiranë duke ftuar pellazgolog, albanolog, arkeolod nga, bota që nuk janë të pakët, duke ftuar dhe përfaqsues nga të gjitha akademitë me emër në botë, që të futet në kanalet e historisë botërore historia e popullit më të lasht të botës,   pra: HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Në rast se qeveritë nuk do të na mbështesin, atëhere neve duhet ta organizojmë duke tubuar fonde nga bisnezmenë shqiptarë kudo që janë.
  Ky kongres, do të shpejtonte pamvarsinë e Kosovës, do të ligjëronte problemin e Epirit,(i cili është fillim e mbarim pellazgo-iliro-shqiptar) do të ndante një herë e mirë atë çfarë është greke dhe çfarë është shqiptare, që ne i hasim çdo ditë në literaturë si fjalë greke, në një kohë kur ato përkthehen vetëm në gjuhën e bukur shqipe, pra do të kthente në vend dinjitetin e popullit Shqiptar të mohuar për 2000 vjet me rradhë.

AGIM BOBA
studiues
Anëtar i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane
të Shkencave
Brooklyn
më 27.11.04


--------------------------------------------------------------------------------

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
dr. Musa Ahmeti



Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.



I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.



“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.


THEODOR SSCODRAANNITTEE


“Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë... detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar... Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]

Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988)


Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë


Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me relegjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.

Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.
Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njerën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.
Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”.

(“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.


THEODOR SSCODRAANNITTEE)



Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit


Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.
Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.


Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet


Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë.
Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasëve ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”
Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjetë më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmonë se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.

Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine?
Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në perëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Bašèanska ploæa”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate... etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.

Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e “popullit”, që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bijnë në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbërit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.

Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë. Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.) Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore. Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista ”Ekskluzive”.

Diçiturat për ilustrime:
1. Ilustrimi 1.jpg - Miniaturë e praruar në flori, e ngjashme me atë të dorëshkrimit të Teodor Shkodranit. Origjinali ruhet në ASV. Vat. Lat. 3747, fol. 17v. Botohet për herë të parë.
2. Ilustrimi 2.jpg - Dokument origjinal në pergamen nga viti 1274. Ndër të tjerë edhe vulat e dy princërve shqiptarë: Engjëllorëve dhe Dukagjinasve. Origjinali ruhet në ASV. A.A.ARM. I-XVIII, nr. 2187. Botohet për herë të parë.
3. Ilsutrimi 3.jpg - Faksimil i dokument nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, 14. korrik 1284, ku përmendet gjuha shqipe. Origjinali ruhet në: Diversa Cancelaria, 1284-1286, vol. 2, f. 111r. Si faksimil botohet për herë të parë.